• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Pse variante të tilla si Delta bëhen dominuese?

Pse variante të tilla si Delta bëhen dominuese?

by albnews
9 September, 2021
in Bota
0
0
VIEWS

Mutacionet që e bëjnë një virus më të transmetueshëm janë vetëm një nga pjesët e ekuacionit.

Nëse studiuesit do të parashikonin se cili variant i koronavirusit do të pushtonte botën, varianti Delta as që do të ishte ndër hamendësimet e tyre të para. Megjithatë, qysh nga shfaqja e tij në Dhjetor të vitit 2020 në Indi, varianti rezultoi shumë ngjitës dhe mbizotërues, duke përbërë më shumë se 90% të rasteve të reja me COVID në SHBA.

Shfaqja e variantit Delta ka ‘detyruar’ një numër vendesh të rikthejnë masat, kufizimet, përdorimin e maskave, të ndalojnë shumicën e udhëtimeve dhe të rrisin normat e vaksinimit. Edhe pse vaksinat duken kryesisht efektive kundër variantit Delta, numri i madh i rasteve rrit gjasat për “infeksione të mëdha” tek njerëzit e vaksinuar. Madje, mbetet ende e paqartë nëse rezulton në sëmundje më të rënda sesa llojet e mëhershme.

Sidoqoftë, ajo që është e qartë është se Delta ka një ‘avantazh të fortë’ evolucionar ndaj llojeve të mëparshme. “Shkalla e përhapjes së tij është më ndryshe nga çdo herë tjetër në historinë e kësaj pandemie,” thotë Vaughn Cooper, një biolog evolucionar në Universitetin e Pittsburgh. Tani, ai dhe të tjerët po përpiqen të kuptojnë pse ky variant i veçantë, i cili mbart një sërë mutacionesh të ndryshme, ka qenë kaq i ‘suksesshëm’.

Përhapja e shpejtë e variantit Delta mund të jetë pjesërisht rezultat i shkallës së shpejtë të replikimit të tij. Një studim i fundit zbuloi se njerëzit e infektuar me Delta kishin mesatarisht rreth 1.000 herë më shumë virus në trupin e tyre – të njohur si ngarkesë virale – sesa ata të infektuar me llojin origjinal, duke i mundësuar atyre të infektojnë më shumë njerëz për një periudhë më të shpejtë. Avantazhi i variantit duket se buron nga një kombinim i mutacioneve në proteinën spike – pjesa e koronavirusit të ri që lidhet me receptorët ACE2 në sipërfaqen e qelizave dhe lejon që virusi t’i infektojë ato.

Shkencëtarët gjithashtu kanë parashtruar pyetjen nëse Delta – përveç transmetueshmërisë së tij të shpejtë – është në gjendje të shpëtojë nga sistemi imunitar i njeriut. Atij i mungon një mutacion i quajtur E484K, i cili ndihmon një numër variantesh të tjera që pjesërisht të shmangin neutralizimin nga antitrupat. Por studimet laboratorike sugjeruan që një mutacion Delta i quajtur L452R ishte edhe më i mirë në kryerjen e të njëjtit funksion.

Në një studim të fundit, i cili ende nuk është botuar në ndonjë revistë, epidemiologu Nathan Grubaugh nga Yale School of Public Health në New Haven, testoi sesi reaguan 18 variante të ndryshme ndaj serumit të marrë nga plazma – përbërësi i lëngshëm i gjakut, të 40 punonjësve të kujdesit shëndetësor të vaksinuar plotësisht. Ata zbuluan se antitrupat e pjesëmarrësve ishin në gjendje të neutralizonin variantet Alpha dhe Delta mjaft mirë. Por ato ishin më pak efektive kundër varianteve që mbartin mutacionet E484K, të tilla si Beta ose Gamma -variante që u identifikuan për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Brazil.

Rezultatet ishin befasuese, duke pasur parasysh se Delta ka qenë shumë më efektiv në përhapje sesa Beta ose Gama. Edhe pse mutacioni L452R vetëm përmirësoi evazionin imunitar, virusi aktual Delta nuk ishte aq i mirë në të, duke sugjeruar që kombinimi specifik i mutacioneve në Delta i dha virusit një funksion unik. “Edhe kur po përpiqemi t’i thjeshtojmë gjërat, është e vështirë të kuptojmë se cilat kombinime bëhen virusi tjetër” – deklaroi Grubaugh. Ai thotë se suksesi i variantit Delta sugjeron se evazioni imunitar mund të mos i japë virusit një avantazh të fortë evolucionar si transmetueshmëria, të paktën në mesin e njerëzve të pavaksinuar.

Por kjo mund të mos vlejë për çdo popullsi. Varianti Gama, për shembull, u përhap me shpejtësi në Brazil, por shumë pak në pjesën tjetër të botës. Disa studiues dyshojnë se nivelet e infeksionit COVID mund të kenë qenë më të larta në Brazil sesa në shumicën e vendeve, që do të thotë se deri në shfaqjen e Gamma, shumica e njerëzve tashmë ishin në gjendje të krijonin një reagim të fortë imunitar. Në atë popullsi, shmangia e sistemit imunitar do të kishte qenë e dobishme për virusin.

Mehul Suthar, një virolog në Universitetin Emory në Atlanta, thotë se mund të ketë një kufi për numrin e mutacioneve që një virus mund të fitojë në proteinën spike para se të mos jetë më në gjendje të lidhet me receptorin ACE2. “Gjithmonë do të ketë një luftë midis virusit që fiton aftësinë për tu transmetuar, përhapur dhe përsëritur dhe aftësinsë së tij për t’i shpëtuar përgjigjes së antitrupave.” – thotë ai.

Suthar thekson se varianti Kappa, i cili u shfaq në Indi në të njëjtën kohë me Delta, ndan shumicën e mutacioneve të Delta -s, si dhe një mutacion të ngjashëm me E484K. Por Kappa nuk është përhapur në të gjithë botën, duke sugjeruar që këto mutacione mund të ndërveprojnë në një mënyrë që e bën virusin më pak të përshtatshëm në mënyrë evolucionare. “Ishte pak befasi që ishte pikërisht varianti Delta që përfundoi duke u ‘ngritur’.” – thotë Suthar.

Grubaugh mendon se nuk ka gjasa që të shfaqen mutacione të reja të rëndësishme të proteinave. Përkundrazi, virusi më i fortë do të ketë një kombinim të mutacioneve “më të mira” që e lejojnë atë të përhapet gjerësisht në shumicën e njerëzve. Por është e vështirë të parashikosh se cilat do të jenë ato. “Unë mendoj se ne kemi një trajtim mjaft të mirë se çfarë mutacionesh duhet të shikojmë, por kjo nuk do të thotë që nëse i shohim këto, ne e dimë saktësisht se si do të performojnë.” – thotë ai.

Cooper pajtohet që “Është e logjikshme që ai kombinim [i transmetueshmërisë së lartë dhe aftësisë për t’iu shmangur antitrupave] do të evoluojë nëse mundet, me kushtin e vetëm që numri i infeksioneve të vazhdojë të qëndrojë lartë.” – thotë ai. Sa më shumë njerëz që mbeten të pavaksinuar, aq më e madhe është shansi që të lindë diçka më e keqe se Delta.

Një virus i tillë potencial u shfaq në të vërtetë vitin e kaluar: një variant i quajtur B.1.620 që u pa për herë të parë në Afrikë. Ai mbarti mutacionin E484K, së bashku me një numër mutacionesh të tjera të proteinave që mund të rrisin transmetueshmërinë. “Vetëm me këtë do të shkonit, oh zot!” – thotë Emma Hodcroft, një studiuese gjenetike në Universitetin e Bernit në Zvicër. Por numri rasteve me i B.1.260 ra shpejtë.

Lajmi i mirë është se do të ishte relativisht e thjeshtë të ndryshosh vaksinat e mRNA të bëra nga Pfizer dhe Moderna për t’i bërë ato më efektive kundër një varianti të tillë, thotë Nathaniel Landau, një mikrobiolog në Qendrën Mjekësore Langone të Universitetit të New York-ut. “Nëse shfaqet një variant që mund të shpëtojë më mirë se ai aktual, ju me të vërtetë do të keni nevojë për ‘të shtëna’ përforcuese kundër atij variant.” – thotë ai.

Ndërkohë, megjithatë, vaksinat aktuale mbeten mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e varianteve të reja. “Është e qartë se me gjithë këto viruse, nëse e mposhtim Delta-n do ta mundim pandeminë.” – thotë Suthar. “Nëse shumë pak njerëz vaksinohen dhe virusi përhapet në mënyrë të pakontrolluar, thjesht do të ketë këtë cikël të pafund infeksioni, mutacioni dhe transmetimi.” – thotë ai.

Previous Post

Gazeta zvicerane: Sipas OBSH-së, pandemia në Kosovë është jashtë kontrollit

Next Post

Franca u jep shtetësi mbi 12.000 punëtorëve të vijës së parë të frontit

albnews

albnews

Related Posts

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë
Bota

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor
Bota

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë
Bota

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Next Post
Franca u jep shtetësi mbi 12.000 punëtorëve të vijës së parë të frontit

Franca u jep shtetësi mbi 12.000 punëtorëve të vijës së parë të frontit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5067 shares
    Share 2027 Tweet 1267
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2540 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1951 shares
    Share 780 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM