Nga e hëna, Zvicra shtrëngon masat anti-COVID për kosovarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zvicra ka shtrënguar masat për ata që duan të hyjnë në këtë shtet, të paktën për turistët nga Kosova. Siç ka njoftuar Ambasada e Zvicrës në Kosovë, nga e hëna, për të hyrë në Zvicër kriter i domosdoshëm është vaksinimi anti-COVID.

Qytetarët e pavaksinuar do të lejohen vetëm në situata “ekstremisht të domosdoshme”. Sipas Sekretariatit të Shtetit për Migrim, kjo ka të bëjë vetëm me rastet e vdekjeve, paraqitjet gjyqësore apo vizitat urgjente.

Masa nuk vlen për shtetasit kosovarë që kanë lejeqëndrimi të përhershëm në Zvicër.

Masat e njëjta si për turistët nga Kosova vlejnë edhe për turistët nga Maqedonia e Veriut.

Zvicra po shtrëngon masat ndaj shteteve të Ballkanit pasi pas pushimeve të verës spitalet për COVID-19 në këtë shtet u mbushën me kosovarë e qytetarë të tjerë të huaj. Shumica dërrmuese e pacientëve ishin të pavaksinuar. Pas përfundimit të pushimeve, autoritetet zvicerane apeluan nëpërmjet mjekëve shqiptarë atje te qytetarët që të vaksinohen.

Share This Article