Përditshmeria jonë ngërthen në vete angazhime ditore të cilat na bëjn të plotësojmë nevojat dhe obligimet tona. Këto nevoja dhe obligime kryhen përmes punëve të ndryshme të cilat edhe jan profesioni ynë. Cdo profesion përfaqësohet nga puntorë të cilët me shkathtësit dhe aftesit e tyre i përgjigjen detyrave me të cilat jan ngarkuar. Si rrjedhojë kjo qasje profesionale bën që cdo kompani në vete të kërkoj ta plotësoj cdo departament me kuadro profesional të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm do të kryejn detyrat e tyre duke ofruar produkte dhe shërbime tek konsumatori. Si rrjedhojë detyrimisht vie ne pah rëndësia e menaxhimit të Resurseve Humane në menyrë që struktura e cdo kompanie të përfaqësohet në secilin departament nga ata të cilët edhe jan të kualifikuar të udhëheqin me kryerjen e punimeve dhe realizimin e strategjive që kompania ka vendosur si kriter në fushë-veprimin e saj në treg. Menaxhimi i Resurseve Humane ka një ndikim jetik për cdo kompani pasi në të jan të ndërlidhur faktorët kyq të cilët i japin jetë-gjatësi në treg kompanisë. Fillimisht duhet të planifikohet me sukses plani strategjik, pastaj duhet të caktohet numri i departamenteve , pastaj këto departamente duhet të plotësohen me profesionist të fushave . Plotesimi i departamenteve me puntorët adekuat është qelesi i suksesit pasi ne do të kemi të punësuar puntorin e duhur për vendin e duhur të punës duke plotësuar kështu edhe përgjegjësin e kompetencave në vendin e punës. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është edhe numri i puntorëve të cilët do të punësohen pasi kjo lidhet drejtpërdrejt me numrin e pagave që kompania do të shpenzoj,kjo ndikon pozitivisht në evitimin e shpenzimeve të tepërta cka do të ndikonin negativisht në vitalitetin e kompanisë. Menaxhimi i Resurseve Humane në këtë formë i jepë jetë kompanisë pasi ka këtë ndikim: -Punësimi i kuadrove të duhur. -Shmangia e tepricave dhe mungesave në vendin e punës . -Menaxhim i kujdesshem i buxhetit duke mos shpenzuar pa nevojë në puntorë që nuk jan të nevojshëm. -Evitimi i ngecjes në treg për shkak mos profesionalizmit.