ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve 4 hours ago
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren 8 hours ago
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 8 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 9 hours ago
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

23 vjet pa Azemin, Rudina kujton të atin: Ishte luftarak dhe idealist, veti që si kemi parë më në skenën politike shqiptare

albnews by albnews
12 September, 2021
in Albania
0
23 vjet pa Azemin, Rudina kujton të atin: Ishte luftarak dhe idealist, veti që si kemi parë më në skenën politike shqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, një prej themeluesve të Partisë Demokratike dhe ndër figurat më të rëndësishme të kësaj force politike në vitet e para të pluralizmit, vajza e tij, ish-deputetja Rudina Hajdari në një shkrim kushtuar të atit e përshkruan atë si një njeri luftarak, idealist dhe ëndërrimtar, veti që sipas saj nuk hasen sot në skenën politike shqiptare.

Hajdari thotë se 30 vite pluralizëm i kemi shpenzuar jo duke debatuar për vendin, për fëmijët, për rininë, për familjet shqiptare por vetëm e vetëm për fatin e 3-4 familjeve politike të cilat ia kanë dalë të ngrenë një sistem të mbyllur i cili nuk ka shumë diferencë nga sistemi monist për nga mënyra se si funksionin.

RelatedPosts

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

PD kërkesë për interpelancë urgjente: Rama të japë sqarime për takimin në Aruba

Rama për nanoteknologjinë: Pres të punojmë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj

“Nëse atëherë të internonin apo burgosnin kur nuk mendoje në linjën e partisë, sot të përjashtojnë dhe lincojnë publikisht.Nëse atëherë të pushkatonin fizikisht, sot të pushkatojnë politiksh dhe ekonomikisht”.

Shqipëria, thotë Hajdari, “do të dalë nga kjo situatë kur shumica e shqiptarëve të kuptojnë se mirëqënia dhe zhvillimi nuk vijnë nga lideri i fortë por nga sistemi i drejtë dhe institucionet e forta të cilat garantojnë demokracinë, lirinë dhe barazinë. Kur të fillojnë të mos mbështesin më parti e individë sepse prej tyre varet ushqimi i ditës por të mbështesin vizionin për ndërtimin e një sistemi i cili tu garantojë mirëqënie gjithë jetën. Kur të vendosin të mos luftojnë më thjesht për mbijetesë por për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë”.

Ish-deputetja nënvizon se drejtuesit venë e vijnë, sistemi dhe institucionet mbeten dhe i rezistojnë kohës.

Ish-deputetja është e bindur se nëse Azemi do të ishte sot mes nesh, do të luftonte pikërisht për këtë.

“Në fakt energjia dhe kurajo e tij me siguri do ta kishin ndryshuar rrjedhën e historisë” përfundon Hajdari.

23 vite më parë, në 12 shtator 1998, para selisë së Partisë Demokratike u ekzekutua deputeti i kësaj partie dhe lider i Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari.

Ai u vra në moshën 35-vjeçare pas një karriere 8-vjeçare politike shumë të rëndësishme. Përpara se të ekzekutohej Azem Hajdarit i ishin bërë edhe dy atentate të tjera brenda një viti.

Shkrimi i plotë

Kur Azem Hajdari doli nga godina e PD mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, ai nuk e dinte se nuk do të kthehej më. As nuk e dinte se do të linte mbas një boshllëk në zemrat tona, të familjarëve të tij por edhe në të gjithë historinë që pasoi më pas vendin.

Babi nuk ishte një njeri normal. Përgjatë rrugëtimit tim politik në Shqipëri e kam ndier prezencën e tij të fortë edhe mbas 23 vitesh. Në fshatra e mbanin mend si deputetin e tyre të parë dhe të fundit, njeriu i vetëm që ishte kujdesur të sillte ujë dhe infrastrukturë aty ku qeveria kishte shekuj që i kishte harruar. Në qytet e mbainë mend si njeriun e njerëzve të thjeshtë që luftonte me burokracinë dhe padrejtësinë.

Azemi ishte luftarak, idealist, guximtar dhe ëndërrimtar. Veti këto të cilat nuk i kemi parë më në skenën politike shqiptare.

Ëndrra e tij ishte një Shqipëri e lirë dhe demokratike, ku njerëzit e ndërtojnë jetën e tyre me besim e pa frikë për të ardhmen e fëmijëve. Fatkeqësisht kjo ëndërr ende nuk është bërë realitet dhe sot dua të flas pak mbi arsyet përse kjo ka ndodhur.

Ata që e zvarritën vendin në rrugëtimin e tranzicionit pafund politik, me qëllim i sabotuan institucionet dhe mekanizmat demokratikë me synimin për ta vendosur shtetin në shërbim të interesave të tyre personale e familjare. Kështu për 30 vite, shteti, buxheti, pasuritë natyrore etj nuk i shërbyn miëqënies së përgjithshme por interesave të vetëm një grupimi i cili është pasuruar përtej cdo imagjinate, teksa shqiptarët ose janë varfëruar ose kanë emigruar ose ëndërrojnë të emigrojnë teska ndiejnë se skanë të ardhme në këtë vend.

Kur i sheh sot të ankohen për mungesë demokracie brenda partive të tyre, të vjen të qeshësh e të qash njëkohësisht. Të qeshësh sepse janë viktima perfekte të krijesave të tyre dhe të qash për nivelin e hipokrizisë që shfaqin.

Aq keq është dëmtuar shteti shqiptar nga ata që e drejtuan këto 30 vite, aq shumë i kanë shtrembëruar mekanizmat demokratikë, aq shumë i kanë vendosur në kontroll të gjitha burimet e vendit, saqë shoqëria e ka të pamundur sot të vetëkorrigjohet dhe u duhet patjetër ndihma e aleatëve si SHBA të cilëve u duhet të përdorin peshën e rëndë të reputacionit dhe mekanizmat e tyre penalizuese në betejën për të ndërtuar një shtet të vërtetë shqiptar.

Nëse partitë politike do të ishin ndërtuar me parimin demokratik dhe do të funksiononin si të tilla, debati në Shqipëri do të ishte shumë i shëndetshëm. Sot nuk do të flisnim për individë por për cështje. Nuk do të diskutonim për fatin e familjeve politike që kanë grabitur vendin për 30 vite por për fatin e familjeve të thjeshta shqiptare.

Përshembull sot në vend që të debatonim për nivelin e ushqimit që do i privohet një familjeje politike për shkak të një vendimi që SHBA ka marrë, debati duhet të shkonte drejt dëmit që i është bërë qindra mijëra familjeve në nevojë nga rritja e papritur dhe arbitrare e cmimit të bukës.

Kryeministri në vend që të mblidhte letrat e teatrit politik në parlament, duhet të mblidhte gjithë bizneset e miellit dhe të merrte masa që kjo të mos ndodhte ose të krijonte kushte rimburimi për ata që nuk e përballojnë dot.

E pra, si ky rast ka me mijëra. Në fakt 30 vite i kemi shpenzuar duke mos debatuar për vendin, për fëmijët, për rininë, për familjet shqiptare por vetëm e vetëm për fatin e 3-4 familjeve politike të cilat ia kanë dalë të ngrenë një sistem të mbyllur i cili nuk ka shumë diferencë nga sistemi monist për nga mënyra se si funksionin.

Nëse atëherë të internonin apo burgosnin kur nuk mendoje në linjën e partisë, sot të përjashtojnë dhe lincojnë publikisht.

Nëse atëherë të pushkatonin fizikisht, sot të pushkatojnë politiksh dhe ekonomikisht.

Shqipëria do të dalë nga kjo situatë kur shumica e shqiptarëve të kuptojnë se mirëqënia dhe zhvillimi nuk vijnë nga lideri i fortë por nga sistemi i drejtë dhe institucionet e forta të cilat garantojnë demokracinë, lirinë dhe barazinë. Kur të fillojnë të mos mbështesin më parti e individë sepse prej tyre varet ushqimi i ditës por të mbështesin vizionin për ndërtimin e një sistemi i cili tu garantojë mirëqënie gjithë jetën. Kur të vendosin të mos luftojnë më thjesht për mbijetesë por për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë.

Drejtuesit venë e vijnë, sistemi dhe institucionet mbeten dhe i rezistojnë kohës.

Nëse Azemi do të ishte sot mes nesh, do të luftonte pikërisht për këtë. Në fakt energjia dhe kurajo e tij me siguri do ta kishin ndryshuar rrjedhën e historisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

29 September, 2025
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

29 September, 2025
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result