Sulmuesi i Dritës, Ardit Tahiri, është shpallur lojtari i javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll, në bazë të votave të lexuesve të portalit Koha.net.
Tahiri ka marrë 30.6 për qind të votave. Ai realizoi golin e fitores për Dritën në ndeshjen kundër Malishevës. Tahiri doli i pari, duke e lënë në vendin e dytë, Armend Thaqin e Ballkanit (27.7%), kurse i treti u rendit Genc Hamiti i Drenicës (20.4%).
Në vendin e katërt, sipas votave të lexuesve të koha.net, u rendit Dren Gashi i Feronikelit (11.9), derisa i pesti Faton Maloku i Dritës (9.2%).
Portali koha.net do të vazhdojë të shpallë lojtarin më të mirë të javës duke ua mundësuar lexuesve të votojnë për më të mirin.
Një numër i konsiderueshëm lexuesish kanë votuar në sondazhin e KOHËS.