Shinasi Rama: Berisha do të kërkojë me çdo kusht të rimarrë Partinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare me banim në Amerikë, Shinasi Rama tregon për “Ora  Betit” pikëpamjet e tij e vendos pikat mbi I mbi atë çfarë do të ndodhë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi PD.

“Jeta politike e Berishës do përcaktohet në javët e ardhshme ndërsa jeta e PD është në krizë të thellë. Pasojat do të jenë të dukshme” thotë Rama në një koment dhënë për emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora.

Rama thotë se PD është në udhëkryq dhe Berisha “do të kërkojë me çdo kusht të rimarrë PD-në dhe për këtë do i drejtohet rrugës, militantëve besnikë, ish funksionarë që blihen e shiten nga organizata e parisë së Tiranës dhe të mobilizojë njerëzit të pakënaqur.

Ai e mbyll komentin e tij duke nënvizuar se “të gjithë piolitikanët që në një mënyrë ose në tjetër ia kanë pirë gjakun shqiptarëve, vjedhur pasurinë  dhe kanë shkatërruar nderin e moralin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një shtet skllevërish.”

Share This Article