Si u kthye mbrapsht në Han të Hotit kryeministri malazez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić është detyruar të kthehet mbrapsht në pikën Kufitare të Hanit të Hotit teksa po vinte në Tiranë ku do të takohej me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Gazetari malazez Aleksandar Brezar publikoi pamjet teksa makina e kryeministrit është kthyer mbrapsht. Ai tha se shkak për kthimin e tij në kufi, ishte mospasja e testit PCR të vlefshëm apo pasaporta e vaksinimit anti-covid, masë e vendosur nga autoritetet për të hyrë në territorin shqiptar.

Sipas autoriteteve zyrtare një ndër arsyet kryesore të kthimit të kryeministrit Krivokapiç ishin radhët e gjata në kufi për shkak të shtrëngimit të masave anti-Covid. Më pas ai së bashku me përfaqësues të tjerë të qeverisë fluturoi drejt Tiranës me avion. Për të hyrë në Shqipëri duhet të dokument vaksinimi ose një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë. 

https://twitter.com/brezaleksandar/status/1437754435510358016?s=20
Share This Article