Futbollisti i Borussia Dortmundit, Marco Reus, është zgjedhur lojtari i vitit në Gjermani ndërsa Jürgen Klopp, trajneri i vitit.
Sipas anketës së organizuar nga revista “Kicker” me pjesëmarrjen e 540 gazetarëve sportivë, futbollisti i kombëtares gjermane Reus, me 158 vota u zgjodh futbollisti i vitit.
30 vjeçari Reus edhe në vitin 2012 ishte zgjedhur futbollisti i vitit.
Në listë Kai Havertz nga Bayer Leverkursen u radhit i dyti me 121 vota, Joshua Kimmich nga Bayern Mynihu i treti me 35 vota si dhe futbollisti gjerman i Manchester City-t, Leroy Sane i katërti me 28 vota.
Në anketë, trajneri i klubit anglez Liverpool, Jürgen Klopp me 183 vota u zgjodh i pari. Pas tij, me 139 vota trajneri i Fortuna Düsseldorfit, Friedhelm Funkel u radhit i dyti dhe Adi Hütter i Eintracht Frankfurtit me 56 vota në vendin e tretë.
Tek femrat Dzsenifer Marozsan e cila luan në Olympique Lyon me 159 vota u shpall futbollistja e vitit, e cila u zgjodh për herë të tretë me radhë.