ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 8 hours ago
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan 9 hours ago
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane 9 hours ago
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni 9 hours ago
The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mbledhja e parë e mandatit të tretë, Rama: Çdo anëtar i kabinetit do respektojë Kodin Etik

albnews by albnews
18 September, 2021
in Albania
0
Mbledhja e parë e mandatit të tretë, Rama: Çdo anëtar i kabinetit do respektojë Kodin Etik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot mbledhjen e parë të qeverisë në këtë mandat të tretë ku kërkoi respektimin e Kodit Etik të Këshillit të Ministrave nga çdo anëtar i kabinetit.

“Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet këtu publikisht për respektimin me besnikëri në frymë dhe në gërmë të Kodit Etik duke marrë kështu edhe para publikut përgjegjësinë personale të zbatimit të tij”, deklaroi Rama.

RelatedPosts

The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Sipas kryeministrit teksti i Kodit Etik është miratuar që në shatter të vitit 2013 si dokument parimesh që përcaktojnë vijën e sjelljes së anëtarëve të qeverisë.

“Kodi është në fuqi. Jo vetëm puna por edhe sjellja publike e anëtarëve të kabinetit të qeverisë duhet të jetë sa më e njehsuar me pritshmërinë e qytetarëve ndaj nesh që ata na kanë besuar shërbimin e lartë të qeverisjes së vendit.

Sipas Ramës, ky Kod Etik nuk është vetëm një kornizë normash të përgjithshme etikë në letër, por një mënyrë jetese me detyrën publike të çdo ministri në respekt të qytetarëve

Rama paralajmëroi zero tolerance për këdo që shkel Kodin e Etikës, ndërsa për këdo që përsërit shkelje të tij tha se do të duhet të hapë dorëheqjen.

“Nëse nuk respekton një pikave të Kodit të Etikës, ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë publike. Në rast përsëritje duhet të japë dorëheqjen. Kjo kornizë vlen njësoj edhe për mua, se kam pasur problem ta respektoj 8 vite nuk do ta kem që ta respektoj edhe 4 të tjera”, deklaroi Rama.

Rama tha se një tjetër shkelje etike në mandatet e shkuara ka qenë dalja e pakonceptueshme në disa raste e ministrave nga fryma e kolegjialitetit të vendimmarrjes në qeveri, me letra individuale dërguar komisioneve të Kuvendit, apo qëndrime individuale për mosdakordësi në gjëra të vendosura bashkërisht këtu, për t’u shqyrtuar për miratim përfundimtar atje.

“Në çdo kod etik të çdo qeverie demokratike kjo konsiderohet thyerje e rëndë e vijës së sjelljes së një qeverie”, deklaroi Rama. Sipas tij, është absurde që një ministër të kundërshtojë vendimmarrjen e qeverisë me argumentin se është cenuar sektori i tij.

“Ka vetëm një sektor për të cilin punon e gjithë qeveria. Ky sektor është Shqipëria. Shqipëria ka vetëm një buxhet dhe ky është buxheti i Republikës së Shqipërisë“, u shpreh Rama.

Rama u ndal edhe në komunikimin që do të ketë me opozitën në 4 vitet në vijim.

“Ne nuk do t’u përgjigjemi më në formatin e vjetër fletërrufeve të konferencave të shtypit të opozitës. Është një format që e ka derdhur me kohë kupën e durimit të popullit, me akuza e kundër akuza, me politikë për politikë, që ta neverit vetë politikën, ndërkohë që politika nuk ka lindur si një mollë ekskluzive sherri mes politikanëve, por si e vetmja mundësi që qeniet njerëzore të bëhen së bashku për të mirën e shoqërisë, gjë të cilën të vetmuar nuk kanë si e bëjnë“, deklaroi Rama. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

28 September, 2025
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

28 September, 2025
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

28 September, 2025
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result