Biden: E nevojshme një mbrojtje më e fortë evropiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Joe Biden e gjykoi sot të nevojshme që mbrojtja evropiane të jetë më e fortë dhe më efikase, për të kontribuar në sigurinë transatlantike dhe për të përfunduar rolin e NATO-s, në një deklaratë të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron.

“SHBA riafirmon se angazhimi i Francës dhe Bashkimit Evropian në rajonin Indo-Paqësor është i një rëndësie strategjike”, thuhet në njoftimin për shtyp, i lëshuar nga të dyja presidencat.

Biden dhe Macron zhvilluan një bisedë telefonike këtë pasdite, me kërkesë të kreut të Shtëpisë së Bardhë, gjatë së cilës ata trajtuan krizën diplomatike të nëndetëseve australiane.

Dy krerët e shteteve kanë vendosur të fillojnë një “proces konsultimi”.

Share This Article