Albania
Mes diellit, palmave dhe ankthit, jeta e afganëve në Shqipëri
“Aty është dielli, valët blu të Adriatikut, pishina e fëmijëve. Por brigjet mikpritëse të Shqipërisë nuk i ngushëllojnë afganët e evakuuar në vendin e vogël të Ballkanit për traumat e humbjes së gjithçkaje ndërsa nuk dinë asgjë për të ardhmen”. Kështu e hap artikullin “Tv5 Monde” lidhur me pritjen që Shqipëria u bëri afganëve.
“Fizikisht jam këtu, por zemra ime është në Afganistan” tha Latifa Frotan 25 vjeçe, e cila mbërriti në Shqipëri në fund të gushtit pasi talebanët morën pushtetin. Kjo aktiviste për të drejtat e grave, një ish-punonjëse e Ministrisë së Brendshme në Kabul, përpiqet të mbajë lotët kur flet për të afërmit e saj që kanë mbetur në Afganistan.
Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë, ku paga mesatare është 460 euro, është zotuar të strehojë përkohësisht 4,000 afganë, shumë prej të cilëve ëndërrojnë Shtetet e Bashkuara.
“Për momentin, afro 700 gra, burra dhe fëmijë janë akomoduar në hotele me pesë yje, të paguar nga OJQ-të amerikane, me pishina, parqe dhe terrene sportive, si në Durrës dhe Shëngjin, në brigjet e Adriatikut” vijon më tej shkrimi.
“Këta njerëz ikën nga terrori, ata janë të traumatizuar dhe do të ishte çnjerëzore t’i fusim në kampe”, shprehet kryeministri shqiptar Edi Rama.
Por luksi duket pak përballë dëshpërimit. “Ne jemi me fat që jemi këtu, kemi të gjitha shërbimet që na duhen por jemi të shqetësuar për familjen tonë” thotë Latifa.
Ajo ka shumë frikë për motrën e saj dhe motrat e burrit të saj. “Talebanët godasin gratë, ata godasin gazetarët, jeta e të gjithëve është në rrezik” tha ajo.
Shqipëria, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, nuk ngurroi të ngrinte dorën për të mirëpritur të evakuuarit afganë.
Për Edi Ramën, pritja e këtyre refugjatëve ishte e qartë në një vend me tradita pritëse: Shqipëria priti 500,000 kosovarë që iknin nga forcat serbe të Slobodan Millosheviçit në fund të viteve 1990, ndërsa komuniteti hebre ishte më i shumtë në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore se para.
“Shqipëria është gjithashtu një vend eksodi. Që nga vitet 1990, më shumë se një milion shqiptarë kanë shkuar për të kërkuar një jetë më të mirë, në Itali, Gjermani, Greqi apo Shtetet e Bashkuara” thuhet në artikull.
“Ne nuk jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë” tha Rama.
“Në kontrast me reagimet ndonjëherë armiqësore ndaj emigrantëve në vende të caktuara të Evropës Perëndimore, asnjë parti politike nuk kundërshton qeverinë dhe opinioni publik duket se ndan bujarinë e saj” shkruan “Tv5 Monde”.
“Këta afganë “janë tanët, janë si familja ime“, tha Viktor Ndreu, shoferi i ambulancës i vënë në dispozicion kompleksit të hoteleve ku janë strehuar afganët.
“Unë ndaj me ta dhimbjen e tyre por edhe gëzimin e jetesës së fëmijëve të tyre, më ndihmon të harroj mungesën e dy djemve të mi që janë larg, në emigracion” tha ai.
Në Shëngjin, në shezlongët në kufi me pishinën nën hijen e palmave, të evakuuarit i kanë sytë të gërshetuar në telefonat e tyre dhe informacioni më i vogël përhapet me shpejtësi. Lajmi se fillimi i vitit të ri shkollor do të ishte i gjinisë mashkullore në kolegjet dhe shkollat e mesme afgane mbjell shqetësim.
Shumë e emocionuar, Lina Mommadi, një shkencëtare 36-vjeçare, tregon në celular fotografinë e një klase universitare ku studentët ndahen me një perde.
“Motrat e mia kishin një punë dhe tani ata qëndrojnë në dhomën e tyre” tha e reja.
Me çdo telefonatë, ajo kërkon nga të afërmit e saj që të shohin fytyrat e tyre për të verifikuar që asgjë nuk u ka ndodhur. “Tensioni është i madh, pas çdo telefonate, unë qaj“.
Thirrjet e fëmijëve duke luajtur përfaqësojnë momente të rralla gëzimi. Të vegjlit vizatojnë dhe ngjyrosin fotografi nën syrin vigjilent të punonjësve socialë.
“Kostot e akomodimit sigurohen nga OJQ -të amerikane. Shqipëria, një anëtare e NATO -s, gjithashtu siguron “të mbajë pjesën e saj të barrës“. Shumë presin përpunimin e kërkesave të tyre për vizë në Shtetet e Bashkuara, një proces që mund të zgjasë shumë muaj” vijon më tej shkrimi.
“Qëllimi përfundimtar është që një ditë të jenë në gjendje të kthehen në një Afganistan të lirë”, siç thekson Elyas Naëandish.
“Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u larguar. Ditën që lashë kolegët e mi, qava në publik“, vazhdon gazetari. Ai nuk është optimist, por ëndërron që “një ditë që të mund të kthehem në punë, për veten dhe njerëzit e mi“.
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania12 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK11 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports11 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania12 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
