Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka organizuar pritjen lamtumirëse për ta nderuar angazhimin e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
“Sot në pritjen lamtumirëse të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, për ta nderuar angazhimin e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, theksova se partneriteti me vendin mik, Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë determinues për shumë etapa të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Sot në pritjen lamtumirëse të organizuar
nga Zyra e Kryeministrit, për ta nderuar angazhimin e Ambasadorit të Mbretërisë
së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, theksova se partneriteti me vendin
mik, Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë determinues për shumë etapa të
shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Ambasadorin O’Connell e falënderova për shërbimin nëntë vjeçar në vend, ndër të
tjera edhe për pozicionin konsistent të Britanisë së Madhe për ruajtjen e
integritetit territorial të vendit, përkrahjen e madhe për transformimin e
FSK-së dhe forcimin e qeverisjes së mirë përmes projektit të rekrutimit të
pozitave të larta drejtuese të shërbimit civil. Faleminderit dhe suksese në
rrugën e mëtejme diplomatike, mik i Kosovës, Ruairi O’ Connell.
RH