Pritja e Edi Ramës arrin në Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Prishtinë, ku po pritet me ceremoni shtetërore, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kabineti qeveritar.

Rama në orën 08:30 ka arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ku është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së.

Në bazë të agjendës kryeministri shqiptar në orën 08:50 do pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në sheshin “Skënderbeu”.

Ndërsa, në orën 10:20 do adresohen për medie.

Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.

Rama po e zhvillon këtë vizitë në Kosovës pas ftesës që i bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e urimit të tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori edhe mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë.

Share This Article