Policia amerikane e Imigracionit shtoi ministrin venezuelas të Industrisë, Tareck El Aissami, si të dyshuar për trafik droge, në listën e personave të arratisur më të kërkuar.
Emri i El Aissami që nga muaji shkurt 2017 ndodhet në listën e trafikantëve të drogës në Uashington. Ai u vu më pas nën akuzë në SHBA për shmangie të sanksioneve të Thesarit amerikan që lidhen me trafikun e drogës, duke përdorur më konkretisht fluturime private nga shoqëri amerikane.
“E keni parë këtë të arratisur të shumëkërkuar?”, shkruan policia amerikane e Imigracionit (ICE) në një postim në Twitter, duke e shoqëruar mesazhin e saj me një foto të ministrit të Nicolas Maduro.
Ai është në kërkim për trafik ndërkombëtar droge./ATSH/