Presidenti francez u bë sërish shënjestër e një protestuesi gjatë një panairi gastronomie në Lion, të hënën. Sipas Reuters, një burrë hodhi një vezë në drejtim të tij, duke bërtitur “Rroftë republika”. Agresori u arrestua menjëherë, ndërsa Macron shpëtoi pa u bërë pis nga veza, e cila, siç tregojnë pamjet e preku në zonën e qafës.
Macron po ndiqte një panair gastronomie, së bashku me ministrin e Bujqësisë Julien Denormandie, për të promovuar industrinë franceze të ushqimit dhe mikpritjes në qytetin jugor të Lionit.
FranceInfo raporton se agresori është një aktivist i së majtës ekstreme.
Siç raportojnë mediat francize, Macron u tha atyre që e shoqëronin: “Nëse ai ka diçka për të më thënë, le të vijë dhe ta thotë. Unë do të shkoj dhe do të flas me të pak më vonë”.
Kjo nuk është hera e parë që një protestues qëllon presidentin francez.
Në fillim të këtij viti, një 28-vjeçar u dënua me katër muaj burg pasi e qëlloi me shpullë në fytyrë ndërsa presidenti përshëndetej me publikun në juglindje të vendit.