Kapet trafikanti shqiptar, kontrabandoi 2 tonë drogë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptari i shumë kërkuar nga autoritetet italiane, Armano Elezi, është arrestuar nga policia shqiptare.

23-vjeçari ishte prej 3 vitesh në kërkim dhe akuzohet se është pjesë e një grupi që ka trafikuar 2 tonë marijuanë përmes detit në vendin fqinj.

Autoritetet italiane informojnë se përgjatë një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare është arrestuar në Shqipëri, i dyshuar si trafikanti i kërkuar i drogës, Armano Elezi.

I riu në gusht të vitit 2016 i kishte shpëtuar policisë italiane, gjatë operacionit për arrestimin e trafikantëve që u kapën me 2 tonë marijuanë.


5 persona u kapën menjëherë nga policia e Ankonës dhe Pesaros, por njëri prej trafikantëve arriti të shpëtonte.


“23 vjeçari u arrestua në Shqipëri dhe pritet ekstradimi drejt Italisë, për të nisur gjyqin”, raportojnë mediat shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply