Manny Pacquiao pensionohet nga boksi për t’u fokusuar në politikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Legjenda e boksit, Manny Pacquiao, ka njoftuar për pensionimin nga sporti për t’u fokusuar në karrierën politike.

Kampioni i shumëfishtë, që është senator në Filipine, ka njoftuar tashmë për synimet që të garojë për president në zgjedhjet e 2022-s.

Meçi i fundit ndaj Yordenis Ugasit muajin e kaluar u mbyll me humbje për 42-vjeçarin, Manny Pacquiao.

“Vetëm dëgjova gongun e fundit. Boksimi mori fund”, ka thënë ai.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Pacquiao e përshkroi pensionimin si “vendimin më të vështirë në jetë”, duke shtuar se boksi ia ka dhënë shansin “të dalë nga varfëria e të ndryshojë shumë jetë”.

Ai po ashtu ka falënderuar fansat, miqtë dhe të gjithë përkrahësit në karrierë. Trajnerin Freddie Roach e ka përshkruar si “familje, vëlla dhe mik”.

Share This Article