Meta e dekoron Saimir Hoxhën me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i shtetit Ilir Meta ditën e sotme i ka akorduar Dëshmorit të Atdheut Saimir Hoxhës “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, një ditë pasi ai u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa ndodhej në krye të detyrës.

“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”, thuhet në dekretin e presidentit Meta.

Në pallatin e Kongreseve pak pas mesditës së sotme kanë nisur homazhet në nder të nënkomisarit.

foto galeri
Share This Article