Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga Enkelejd Alibej shkuan në Pallatin e Kongreseve për të bërë homazh për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha të vrarë në krye të detyrës.
Basha shprehu ngushëllime familjarëve e kolegëve për humbjen e nënkomisarit ndërsa tha se si ish drejtuesi i tyre ndjente poshtërimin dhe braktisjen që i bëhet çdo ditë efektivëve .
“Si drejtues i dikurshëm u them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtërimin që ndjejnë e ndjej përditë unë. PD do të bëjmë gjthçka që sakrificën e uniformën e dinjitetin e tyre ta vëmë në vend një orë e më parë. E hapi i parë duhet të jetë një shtet e një qevei në krah të policisë krah ligjit e kundër krimitä, tha Basha.