Donald Trump njoftoi sot me anë të një postimi në Twitter se SHBA-ja pritet të vendosë duke nisur nga 1 shtatori tarifa doganore prej 10% ndaj importeve kineze në vlerën e 300 miliardë dollarëve.
Presidenti amerikan njoftoi se negociatat, të cilat rinisën këtë javë në Shanghai në përpjekje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes tregtare mes dy shteteve do të vijonin sipas axhendës.
Ai akuzoi Pekinin se nuk ka mbajtur dy premtime, blerjet në masë të produkteve bujqësore amerikane dhe ndalimin e shitjes së fentanilit.