• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Brexiti dhe aleanca SHBA-Britani

Brexiti dhe aleanca SHBA-Britani

by albnews
2 August, 2019
in Bota, UK
0
2
VIEWS

Mundësia që Britania të shkëputet në fund të tetorit në mënyrë të pakontrolluar nga Bashkimi Evropian, pa pasur një udhëzues paraprak në formën e një marrëveshjeje dypalëshe, ka krijuar një situatë të trazuar politike për kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson. Paundi britanik ka pësuar rënie të ndjeshme dhe analistët paralajmërojnë se mund të ketë kaos ekonomik. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewell nga Londra, zoti Johnson ka shpresa se do të gjejë mbështetje tek aleati i fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë për ta ndihmuar në këtë proces:

Presidenti amerikan i përcolli urime të ngrohta kryeministrit britanik kur mori detyrën:

“Mendoj se mund të kemi një marrëdhënie të shkëlqyer,” tha Presidenti Trump.

Sidomos në tregti:

“Mund të realizojnë 3-4 herë më shumë shkëmbime tregtare se tani,” tha Presidenti Trump.

Këto janë premtime të mirëpritura për kreun e qeverisë britanike në një kohë që vendi përballet me rrezikun e një shkëputjeje të pakontrolluar nga Bashkimi Evropian, nëse nuk arrihet më parë një marrëveshje. Prandaj Kryeministri Johnson i ka varur shpresat tek Shtetet e Bashkuara për mbështetje:

“Shtetet e Bashkuara janë, kanë qenë dhe do të jenë për një të ardhme të parashikueshme, aleati, miku dhe partneri ynë numër një,” tha zoti Johnson.

Ishte një mesazh në adresë të Amerikës dhe të Evropës.

“Nëse qeveria britanike arrin të negociojë një marrëveshje të mirë me Shtetet e Bashkuara, ajo shpreson që kjo do t’i rriste pikë kur të ulet me evropianët për të negociuar,” thotë profesori Tim Oliver.

Ata që e mbështesin këtë ide i kanë varur shpresat tek simpatia që kanë dy udhëheqësit për njeri-tjetrin:

“Ata të dy kanë plot pika të përbashkëta; jo thjesht flokë të verdhë, por edhe natyrën impulsive si dhe personalitete që bëhen më të spikatura se politikat që ndjekin. Po ashtu të dy kanë kufizime të ngjashme kushtetuese,” thotë profesor Oliver.

Zoti Johnson ka një shumicë shumë të vogël në parlament.

Në Shtetet e Bashkuara, demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe janë betuar t’i përmbahen Marrëveshjes së të Premtes së Mirë që mundësoi ndalimin e konfliktit në Irlandën e Veriut.

“Nancy Pelosy dhe demokratët në Kongres e kanë thënë shumë qartë se nëse vendoset kufi me Irlandën, Britania nuk do të sigurojë dot marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara,” thotë John Springworth i Qendrës për Reforma Evropiane.

Përveç Brexitit, Britania ndeshet aktualisht me plot sfida të tjera. Irani mori nën kontroll para disa javësh një çisternë detare që lundronte nën flamurin britanik dhe po vazhdon procesin e pasurimit të materialeve bërthamore. Uashingtoni shpreson që Britania do të ndjekë shembullin e tij dhe do të braktisë marrëveshjen me Iranin.

Në Hong Kong, protestuesit pro-demokracisë akuzojnë Britaninë, dikur kolonizatore e këtij ishulli, se tani u ka kthyer shpinën dhe i ka lënë në dorë të Kinës.

“Ka një numër temash që mund të acarojnë marrëdhëniet SHBA-Britani: Irani, Kina, ndryshimet klimatike, tortura… ka plot,” thotë profesor Oliver.

Në Evropë ka plot që mendojnë se Brexiti po dëmton sigurinë:

“Nga pikëpamja gjeopolitike ata shqetësohen se ndodhemi përballë një periudhe të përçarjeve brenda Perëndimit, ndërkohë që Rusia po ndjek politika revanshiste. Këto zhvillime po sjellin probleme jo vetëm në Britani, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe brenda Bashkimit Evropian. Ndërkohë Kina po shfaqet me forcë më të madhe në arenën ndërkombëtare,” thotë zoti Springworth.

Boris Johnson ka folur për një epokë të artë që po lind, një koment që të kujton zotimet e Presidentit Trump për ta bërë Amerikën përsëri të madhërishme. Por ndërkohë që mbeten rreth tre muaj deri në momentin e shkëputjes së Britanisë nga BE-ja, ky vizion optimist mund të mbytet së shpejti nën një mori problemesh të pakontrollueshme./voa

Previous Post

Meta apel Ruçit: Ndihmoni Ramën

Next Post

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në paradën ushtarake në Jemen

albnews

albnews

Related Posts

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë
Bota

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?
Bota

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën
UK

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

9 May, 2025
Next Post
Dhjetëra të vrarë nga sulmi në paradën ushtarake në Jemen

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në paradën ushtarake në Jemen

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2376 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM