ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 1 hour ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 1 hour ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 1 hour ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 1 hour ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

BE mund të mbyllë perspektivën e anëtarësimit për Ballkanin

albnews by albnews
30 September, 2021
in Albania, Bota
0
Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim, duhet të bindet Franca
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Perspektiva e antarësimit në BE, që ka qenë prej vitesh premtimi i madh për vendet e Ballkanit Perendimor, mund të mos jetë më e tillë. Vendet anëtare mund ta fshijnë përgjithmonë këtë garanci, që nga takimi i parë që BE do të mbajë me vendet e rajonit. 

Ky lajm është konfirmuar nga agjensia prestigjoze e lajmeve Reuters e cila ka pasur mundësi të lexojë një dokument të takimit të gjashtë vendeve të gadishullit me Bashkimin Europian që do të mbahet në 6 tetor në Slloveni.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Zgjedhjet në Moldavi të dielën, vendimtare për të përcaktuar rrugën pro-Evropë ose pro-Rusi

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, citon agjencia e lajmeve Reuters katër diplomatë të bllokut dhe një dokument të brendshëm. Lajmi vjen përpara një samiti të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor- Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës- që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.

Sipas draft- deklaratës që mban datën 11 shtator, të cilën ka pasur mundësinë ta shohë agjencia Reuters, në këtë samit, BE-ja ka planifikuar të përsërisë premtimin e saj të bërë 18 vjet më parë, për “mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Por pikërisht për këtë pikë, pra për mbajtjen e këtij premtim me sa duket ka pasur mosmarrëveshje. Sipas Reuters, kanë qenë vendet e pasura të veriut ato që kanë treguar rezerva për mbajtjen e këtij angazhimi.

“Shtetet e BE -së nuk i zbulojnë pozicionet e tyre, por vendet e pasura veriore si Danimarka, Franca dhe Holanda kanë frikë nga përsëritja e pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007 që nxiti një valë migrimi të pakontrolluar të punëtorëve drej Britanisë, e cila qe një nga shkaqet që i ktheu shumë britanikë kundër BE -së”, shkruan Reuters.

Pas këtij lajmi bombë të Reuters, Lapsi.al arriti ta sigurojë dokumentin (shiko faksimilet poshte) që u kthye në mollë sherri në dy raunde bisedime, pasi disa vende europiane nuk qenë dakord që aty të mbetej premtimi për “mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Ky premtim erdhi pas një samiti të mbajtur në vitin 2003 në Selanik të Greqisë, ku shtetet anëtare të BE-së miratuan një deklaratë të përbashkët, ku kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “E ardhmja e Ballkanit është brenda BE-së”, nënshkruhej aty. Që atëherë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është anëtarësuar në BE, në vitin 2013./Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result