E duan skuadrat më të mëdha angleze, Leeds tenton ta blindojë Kalvin Phillipsin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
BURNLEY, ENGLAND - AUGUST 29: Kalvin Phillips of Leeds United applauds the fans at full time during the Premier League match between Burnley and Leeds United at Turf Moor on August 29, 2021 in Burnley, England. (Photo by Robbie Jay Barratt - AMA/Getty Images)

Kalvin Phillips është njëri nga mesfushorët defensivë më të vlerësuar në elitën e futbollit anglez.

Falë paraqitjeve fantastike në dy vitet e fundit, Phillips është bërë edhe titullar i padiskutueshëm tek Kombëtarja e Anglisë.

25-vjeçari ka dalë nga akademia e Leeds, por nuk pritet që edhe gjatë të mbetet aty, pasi shumë skuadra të mëdha tanimë janë vënë pas tij.

Manchester City, Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe Manchester United e kanë në listën e dëshirave mesfushorin anglez.

Leeds i rezistoi ofertave për lojtarin në verë, derisa tani po synon ta blindojë me një kontratë afatgjate.

Reprezentuesi anglez ka kontratë me klubin deri në vitin 2024, por klubi nga Yorkshire kërkon ta blindojë dhe i ka ofruar rinovimin deri në vitin 2026, me një pagë ndjeshëm më të lartë se ajo aktualja.

Lojtari ende nuk ka vendosur për rinovimin, pasi dëshira e tij e madhe është që të luaj me një skuadër më të madhe dhe të fitoj trofe.

Gjithsesi palët janë duke diskutuar pasi edhe vet klubi dëshiron që të nënshkruajë kontratë të re me lojtarin dhe pastaj ta shes me një çmim më të madh.

Aktualisht vlera e Phillips në tregun e transferimeve sillet rreth 60 milionë euro. 

Share This Article