ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 15 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 15 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 15 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 15 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 15 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Shala paralajmëron masa reciprociteti ndaj Maqedonisë Veriore

albnews by albnews
4 August, 2019
in Kosova, Maqedonia
0
Shala: Të gjitha lokalet në veri janë hapur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, është shprehur i vendosur për ta mbajtur në fuqi taksën ndaj mallrave serbe derisa Serbia nuk reflekton karshi kërkesave që ka Kosova.

Vendosmërinë për ta mbajtur këtë taksë në fuqi ministri Shala e jep si porosi edhe për kolegët pasardhës që do të udhëheqin me Qeverinë e re.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

Ai në një intervistë për Ekonomia Online thotë se ky vendim do të duhej të vlejë për secilin ministër që vjen në MTI.

“Përderisa unë jam dhe do të vazhdojë të jem prapë ministër i Tregtisë dhe Industrisë, përderisa nuk eliminohen arsyet të cilat neve si Qeveri e Republikës së Kosovës na kanë detyruar të marrim një vendim të tillë, atëherë masa e vendosur në raport me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi dhe kjo do të duhej të vlejë për secilin ministër, për secilën Qeveri të ardhshme që vjen me udhëheq me vendin”, tha Shala.

E duke folur për barrierat që po paraqet Shqipëria dhe Maqedonia Veriore për bizneset kosovare, ai thotë se me Shqipërinë pas mbledhjes së dy qeverie e kanë gjet një mekanizëm për eliminimin e gjithë barrierave dhe se janë në rrugë të duhur.

“Kurdo që na shfaqet, na interpretohet, të dy ministritë edhe te ajo e Shqipërisë dhe këtu te ne te ministria e Tregtisë një barrierë e mundshme atëherë institucionet përmes Koordinatorit Kombëtar zv. kryeministrit Limaj në afat rekord e eliminojmë secilën barrierë e cila haset gjatë bërjes biznes ndërmjet dy vendeve tona”, tha Shala.

Maqedoninë Veriore e paralajmëron se nëse vazhdon me këto barriera do të jenë të detyruar të vendosen masa reciprocitetit.

Për këtë çështje, Shala thotë se është duke pritë përgjigje nga Maqedonia Veriore.

“Kemi hasë dhe kemi shqetësimi nga shumë biznese për barriera të implementuara së fundi nga Maqedonia Veriore, ne kemi proceduar me këto informata për barriera përmes mekanizmit të CEFTA-s dhe jam duke pritë përgjigje nga ministria e linjës e Maqedonisë Veriore nëse nuk kemi një përgjigje dhe nëse nuk kemi një veprim që këto barriera janë implementuar së fundi në raport me bizneset në Kosovë atëherë ne kemi me qenë të detyruar që të marrim veprime reciproke edhe me Maqedoninë Veriore dhe me secilin shtet tjetër i cili nuk ka qasje reciproke në secilin aspekt”, tha Shala.

Shala në këtë intervistë ka folur edhe për çështjet politike aktuale në vend.

Ai thotë se si ministër ka kërkuar që të ketë një interpretim juridik për statusin e tyre pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Edhe unë si ministër i subjektit të cilit i takojë, por edhe ministrat tjerë respektiv kemi kërkuar që të kemi një opinion juridik që na e sqaron statusin tonë dhe të gjithë Qeverisë së Kosovës pas situatës së krijuar. Ajo çka mund të them tash, Qeveria është në dorëheqje, normalisht vendi nuk duhet të ketë vakum institucional. Por, secilit ministër të Republikës së Kosovës i duhet ta ketë një qartësi juridike”.

Shala thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje se sipas tij kjo është zgjidhja e vetme.

AI thotë se Nisma nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik në vend, por kjo parti ende nuk ka vendosur se a do të shkoj e vetme ne zgjedhje apo do të bëjë koalicion parazgjedhor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result