Gjermania ‘pranon të kompensojë’ edhe 6,500 të mbijetuar të Holokaustit

albnews
By
1 Min Read

Gjermania ka rënë dakord të japë kompensim edhe për 6500 të tjerë të mbijetuar nga Holokausti. Kjo erdhi pas kërkesës së Konferencës mbi Pretendimet Materiale Hebreje ndaj Gjermanisë, e njohur edhe si Konferenca e Kërkesave.

Sipas vendimit, tre grupe të mbijetuarish hebrenj tani do të fillojnë të marrin një pension të përjetshëm mujor prej 375 €, duke filluar nga ky korrik që shkoi.

Ata janë afërsisht 4,500 hebrenj që i mbijetuan rrethimit të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore; 1,200 të mbijetuar nga Rumania dhe 800 të cilët jetuan të fshehur në Francë gjatë mbretërimit të terrorit nazist.

“Ky është një përparim historik,” tha Greg Schneider, nënkryetar ekzekutiv i Konferencës së Kërkesave, për marrëveshjen e re të kompensimit të negociuar me qeverinë gjermane. 

Share This Article