ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 13 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 17 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 21 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 24 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Serbia e treta në Evropë për krim të organizuar, Shqipëria e 10-ta

albnews by albnews
6 October, 2021
in Albania, Bota, Kosova
0
Serbia e treta në Evropë për krim të organizuar, Shqipëria e 10-ta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndonëse është në proces të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Serbia është vendi i tretë në Evropë për nivelin më të lartë të krimit të organizuar. Para saj janë vetëm Turqia e Rusia. Ndërkaq Kosova aktualisht është shteti me të dhënat më të mira në rajon, bazuar në raportin e fundit të publikuar nga Iniciativa Botërore Kundër Krimit të Organizuar. Sipas të dhënave nga të gjitha shtetet e botës, Kosova është e 79-a në nivel botëror dhe e 13-a në nivel evropian për kriminalitet.

Indeksi i Krimit të Organizuar është vegla e parë e dizajnuar për të matur nivelin e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj kësaj dukurie. Iniciativa Botërore Kundër Krimit të Organizuar ka mbledhur të dhëna për nivelin e krimit dhe qëndrueshmërinë ndaj tij në 193 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por edhe disa që s’janë pjesë e OKB-së, përfshirë Kosovën. Përmes këtyre të dhënave, kjo iniciativë ka shprehur shpresën për nxitje të përgjigjes ndaj kërcënimeve që sjell krimi i organizuar. Indeksi i ka renditur nivelin e krimit me pikë nga 1 deri në 10 me pikët më të larta që paraqesin nivelin më të keq. Mesatarja ka dalë duke mbledhur të dhënat nga tregjet kriminale, trafikim me njerëz, kontrabandë, trafikim me armë, krime ndaj natyrës dhe tregti me substanca narkotike. Në zhvillim të raportit kanë marrë pjesë 350 ekspertë në gjithë botën.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg

Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës! Po hetojmë me KFOR-in

Turqia i prin Evropës me 6.89 pikë në indeksin e krimit të organizuar. Në kontinent pasojnë Rusia e Serbia me 6.24, përkatësisht 6.21 pikë.

Lista tregon se Kosova qëndron më së miri në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Serbia është më së keqi. Mali i Zi është i pesti në Evropë, Bosnja e gjashta, Shqipëria e 10-ta e Maqedonia e Veriut e 12-ta. Kosova ka indeks 5.19 të kriminalitetit, sipas raportit.

Në nivel botëror për më së keqi prinë Republika Demokratike e Kongos me indeks 7.75, e pasuar nga Kolumbia, Birmania, Meksika e Nigeria. Irani, Afganistani, Iraku, Republika e Afrikës Qendrore dhe Hondurasi mbyllin top-dhjetëshen. Turqia, si shteti me nivelin më të lartë të kriminalitetit në Evropë, në listën botërore zë vendin e 12-të.

Vendet me nivelin më të ulët të kriminalitetit në botë janë Tuvalu me indeks 1.54, Nauru me nivel 1.76 dhe Sao Tome me 1.78.

Ndërsa në nivelin e qëndrueshmërisë ndaj kriminalitetit prijnë Finlanda e Lihtenshtajni me indeks prej 8.42 (Sa më e lartë shifra, qëndrueshmëria ndaj kësaj dukurie më e mirë). Top-treshen e mbyll Zelanda e Re me indeks 8.38.

Kosova është në mes të pozitës së 114 dhe 118 në këtë listë me indeks 4.42.

Image
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result