Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj ka thënë se ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e ekipit përkundër humbjes nga Polonia 1:0 në Tiranë.
Hysaj ka insistuar se Shqipëria luajti mirë dhe luftoi deri në fund, por që fati i mungoi për ta fituar ndeshjen.
“Luajtëm mirë dhe luftuam shumë për të shënuar gol pasi Polonia nuk ishte se po krijonte ndonjë rrezik për ne. Gjithsesi, jam i bindur se kemi bërë ndeshjen më të mirë të këtyre kualifikimeve pasi treguam paraqitje të mirë. Jam shumë i sigurt se kjo skuadër do të arrijë gjëra më të mëdha. Ishte ndeshja më e luftuar dhe më e mirë në këtë cikël”, insistoi Hysaj.