10 pacientë me Covid-19 nga Shqipëria po trajtohen në Kosovë

albnews
By
1 Min Read

Dhjetë pacientë me COVID-19 nga Shqipëria po marrin trajtim në Kosovë, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

5 nga pacientët janë në Spitalin e Prizrenit e pesë tjerë në Spitalin e Gjakovës.

Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë nga COVID-19, ndërsa prej tyre 52 janë me oksigjenoterapi, e 3 në kujdesin intensiv me gjendje të rënduar shëndetësore.

Share This Article