Policia kufitare në Rinas ka zbuluar dhe goditur një tjetër rast të mos deklarimit të të hollave në kufi.
Shuma e sekuestruar është 10.200 paund. Shuma i është sekuestruar një 36-vjeçareje me inicialet N. M, banuese në Londër, që po kthehej në Shqipëri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës u gjet shuma, e cila u sekuestrua.
Njoftimi:
Rinas
Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Procedohet penalisht një shtetase.
Sekuestrohen 10.200 paund të padeklaruara.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.