ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent 6 hours ago
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave 6 hours ago
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë 6 hours ago
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri? 6 hours ago
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

PD: Çdo çmim tjetër do rritet me rritjen e çmimit të energjisë

albnews by albnews
17 October, 2021
in Albania, Technologji
0
PD: Çdo çmim tjetër do rritet me rritjen e çmimit të energjisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari për klimën e Biznesit, deputeti Flamur Hoxha me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se vendi po kalon një krizë keqmenaxhimi dhe jo nga energjia.

Ai ka shtuar se gropa e madhe e krijuar do të mbyllet duke marrë borxh 200 milionë euro .

RelatedPosts

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Sipas Hoxhës do të kemi një përkeqësim edhe më të madh të gjendjes së përgjithshme ekonomike, në të cilën edhe qytetarët edhe sipërmarrësit, do të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit të kësaj qeverie, që nuk heq dorë nga shpenzimet e luksit.

Deklarata e plotë:

Prej ditës që tellalli i të keqes deklaroi se Shqipëria po hynte në një krizë energjitike, Partia Demokratike ka treguar me fakte dhe prova se ajo që po ndodh, nuk ka lidhje me tregjet ndërkombëtare, por me keqmenaxhimin dhe korrupsionin.

E kemi bërë këtë duke treguar se si ndërkohë që qeveria flet për krizë, ka shpërdoruar 40 milionë euro nga taksat e qytetarëve

Po ashtu kemi treguar se si me dritëshkurtësinë dhe menaxhimin skandaloz të eksporteve të energjisë, shkurtuan rezervat ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, duke hapur një pjesë të madhe të  gropës që do të mbyllet duke marrë borxh 200 milionë euro 

Kjo papërgjegjshmëri i vendosi qytetarët përballë dy zjarreve, ose rritje çmimesh, ose rritje borxhi, që në finale paguhen përsëri nga taksapaguesit shqiptarë.

Dhe nëse deri tani qeveria pohon se nuk do të ketë rritje të çmimeve për konsumatorin familjar, që gjithsesi do ta paguajë nëpërmjet borxhit të rritur publik, qeveria i ka hapur rrugë rritjes së çmimeve për sipërmarrësit e mesëm e të mëdhenj.

Fatkeqësisht, edhe në këtë rast, fatura do t’u shkojë përsëri qytetarëve sepse shtrenjtimi i energjisë elektrike do të përkthehet në rritje të çmimeve të produkteve apo shërbimeve që ata konsumojnë, e në rastin më të keq edhe në falimentim të bizneseve, duke rritur edhe më tej papunësinë. 

Pra, do të kemi një përkeqësim edhe më të madh të gjendjes së përgjithshme ekonomike, në të cilën edhe qytetarët edhe sipërmarrësit, do të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit të kësaj qeverie, që nuk heq dorë nga shpenzimet e luksit, që nuk heq dorë nga shpërdorimet me tenderat me çmime marramendëse dhe nuk heq dorë nga PPP-të që po i marrin frymën ekonomisë shqiptare, duke I vendosur taksat e qytetarëve në shërbim të klientëve të qeverisë.

Përballë kësaj babëzie qeveritare, që nuk i sheh vështirësitë e familjeve shqiptare, as ato të sipërmarrësve të ndershëm që luftojnë për mbijetesë në një ekonomi të përqënduruar në pak duar,  është detyrë primare e organeve të drejtësisë të hetojnë me urgjencë cdo shpërdorim dhe abuzim me taksat e shqiptarëve dhe pasuritë e tyre natyrore, pasi janë ata që po  paguajnë koston e korrupsionit dhe keqmenaxhimit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

23 September, 2025
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September, 2025
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

23 September, 2025
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result