ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 7 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 7 hours ago
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri 7 hours ago
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA 7 hours ago
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

India në prag lufte me Pakistanin, i heq autonominë Kashmirit

albnews by albnews
6 August, 2019
in Bota
0
India në prag lufte me Pakistanin, i heq autonominë Kashmirit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një vendim i qeverisë të New Delhi mbi heqjen e autonomisë administrative të Kashmirit ka çuar në kulm tensionin midis Indisë dhe rivalëve rajonal të Pakistanit, që nga viti 1947 kanë pretendime mbi atë krahinë.

Me një vendim të papritur, por që ishte një nga premtimet e tij kryesorë në fushatën zgjedhore, kryeministri indian Narendra Modi dhe ekzekutivi i tij miratoi ligjin, të firmosur sot nga presidenti Ram Nath Kovind, që heq nga kushtetuta e vendit aziatik artikullin 370, ai që pikërisht i jepte pjesës indiane të Kashmirit, i quajtur Kashmir dhe Jammu, statusin e një shteti autonom brenda konfederatës indiane, me flamur dhe organizim pothuajse të pavarur.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Nga dita e djeshme mijëra trupa ushtarake kanë përforcuar kufirin me Pakistanin, rrjetet sociale janë të bllokuara, turistët janë ftuar të lejnë vendin dhe disa nga politikanët vendorë janë arrestuar.

Sipas Indisë, vendimi u morr për të siguruar atij rajoni një zhvillim të barabartë ekonomik dhe social me pjesën tjetër të Indisë, si dhe për të kontrolluar më mirë kufijtë me Pakistanin.

Kritikët e vendimit, edhe brenda politikës indiane, thonë që objektivi i vërtetë i kryeministrit Modi dhe partisë BJP që përfaqëson, që shquhet për mbrojtjen e interesave nacionaliste dhe të traditës induiste, është ndarja e Kashmirit indian në dy zona në mënyrë që të ndryshojë edhe demografia e atij rajoni, që është historikisht me shumicë myslimane.

Nuk ka munguar reagimi i Pakistanit. Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mehmood Qureshi deklaroi se India po luan një lojë të rrezikshme që mund të ketë pasoja të rënda në gjithë rajonin”.

Historia e Kashmirit, që dikur ish presidenti amerikan Bill Clinton ka cilësuar si “zonën më të rrezikshme në botë”, është në llupën e marrëdhënieve gjeopolitike nga viti 1947. Në atë kohë, Kashmiri dhe Jammu ishte një principatë autonome që edhe pse myslimane, zgjodhi të rrinte me Indinë dhe jo me Pakistanin pas ndarjes të ish kolonisë britanike, por me kushtin e mbajtjes të autonomisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

13 December, 2025
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result