ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent 1 hour ago
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave 2 hours ago
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë 2 hours ago
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri? 2 hours ago
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Lulzim Basha: Sa të jem unë kryetar, Berisha nuk mbledh Kuvend

albnews by albnews
18 October, 2021
in Albania
0
Lulzim Basha: Sa të jem unë kryetar, Berisha nuk mbledh Kuvend
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do ta shkrijë PD-në për interesat e Berishës pasi sipas tij ai kërkon të bunkerizojë partinë.

“Statuti më jep të drejtë të marr vendime”
– u shpreh Basha. Ai tha nder te tjera se nuk do te pranoje izolimin e partisë nga SHBA. Basha nënvizoi se nuk e ka parë të arsyeshme të reagojë ndaj spekullimeve të bëra dhe se nuk do të ketë votimj në asnjë forum të Partisë Demokratike për vendimet e SHBA-së.

Ndërkohe ne mbledhje deputeti Agron Gjekmarkaj tha se Berishizmi përfaqëson të kaluarën, duke shtuar se ish-kryeministri po përdor një gjuhë të vjetër dhe denigruese.

RelatedPosts

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Debati:

Luan Baci: Ne deputetet qe kemi marre pjese ne foltoret e Berishes, po shihemi ndryshe nga PD, e po ashtu spo marrim pjese ne komisionet hetimore parlamentare.

Grida Duma– Bacit: Edhe pse te kam mik, dhe do te te kem, une nuk mendoj se duke share njeri-tjetrin ne do te bashkohemi.

Flutura Acka: Une shkoj ne takime ne Elbasan, dhe me pyesin: Je me Berishen apo me Bashen. Kjo eshte e pafalshme. Duhet ti bejme nje pyetje vetes te gjithe: A duhet berishizimi te rikthehet ne PD? Une mendoj se PD duhet ti kthehet ndryshimit.

Vokshi: Nuk jam dakord qe ketu te diskutohet per berishizmin, nese duhet te kthehet apo jo, sepse kete gje e vendos anetaresia.

Spaho: Amendamentet per ndryshimet kushtetuese s’mund te vine vetem per firme, pa u diskutuar. Ketu duhet te vendose Grupi Parlamnentar dhe Keshilli Kombetar.

Bardhi: Ketu ka nje grup juristesh qe kane pergatitur materialin. Jane pergatitur nga juristet e PD-se, dhe do te diskutohen edhe ne komisionin e ligjeve (me anetaret e PD-se). Grupi parlamentar vendos politikisht, ndersa juristet vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Keshtu na i ke sjelle edhe ti keto materiale, vetem per firme.

Spaho: Kam bere shume gabim qe i kam sjelle keshtu.

Basha: Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekullimeve,  genjeshtarve e shpifjeve të  ulta  ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e partisë demokratike  dhe opinioni publik. E kam përjashtur dhe vazhdoj ta  përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive  në   shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e theshtë: nga përballje të  opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë.

Ketë  kënaqësi apo dhuratë,  Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë.

Unë e refuzoj arënën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot  i recitojnë të zemeruarit  dhe të keqkuptuarit me vendimin  tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën  e SHBA për shkak të shpalljes së tij non gratta prej tyre.  

E kam  shpjeguar  kontekstin dhe barrën e këitj akti ditën që e  shpalla.

Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve.

Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA.

Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve për rrotacionin e pushtetit dhe normalizmin e demokracisë në vend.  

Orjentimi perendimor, proamerikan, euroatlantik e proeuropian janë për Partinë Demokartike me shumë se përcaktime ne statutin dhe dokumentet e saj. Janë identiteti i saj, kanë lindur në një orë me të, janë e do të jenë ADN-ja e saj.  

Vota e anëtarësisë  së Partisë Denmokraitke me obligon mua, forumet, të zgjedhurit dhe gjithë anëtarët e PD-së të qëndrojmë në këtë orjentim, ta mbrojmë atë.Po lëshuam këtë busull nuk jemi më Partia Demokratike.

Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non gratta të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për trasparencë e drejtësi.

Për fat te keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij non gratta me fatin e Partisë Demokratike.

Në një anë ai po  thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverise amerikane për shpalljen e tij non gratta. Nga ana tjetër po  kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës  që është marrë në respekt të vendimit të SHBA.  

A nuk nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD?

Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij. 

Kjo është pa asnjë përpektivë qoftë për PD, qoftë për vetë Berishën. Dhe askush me një fije përgjegjësie ndaj sakrificës së demokratëve, duke nisur nga unë i pari nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë.

Gjekmarkaj: “Unë nuk ja dal asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e këtij vendi as në ngjarjet e PD. Jo se nuk dua të jem, por nuk ia dal të jem, logjika nuk më lë, sepse e kam një gjykim. Po flasim për bashkim! Ku është bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje?

Me pështymë sikur ngjisim dy copa letra. Unë gjithë jetën e kam takuar tre herë Sali Berishën, por kam 30 vjet respekt për të. Po po respekt! Por jam dakord me Flutura Açkën kur foli për Berishizmin! Kemi të bëjmë me një fenomen politik, historik e kulturor. Nuk do të thotë ky përkufizim se paskemi të bëjmë me një fenomen negativ, jo jo, Berishizmi si çdo fenomen ka anët e veta pozitive e negative. Por sot ai është e kaluara! 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

23 September, 2025
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September, 2025
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

23 September, 2025
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result