Ekonomisti hungarez me famë botërore, Janos Kornai vdiq në Budapest në moshën 93 vjeç, njoftoi agjencia hungareze e lajmeve MTI.
Kornai ishte edhe profesor emeritus në Universitetin e Harvardit në SHBA dhe në universitetin ”Corvinus” në Budapest.
Ai ishte një nga teoricienët më të shquar dhe kritikët e ekonomisë së komanduar në komunizëm si dhe një analist i zhvillimeve ekonomike dhe socio-politike në shoqëritë kalimtare postkomuniste.
Në studimet e tij, Kornai ka aplikuar në mënyrë të përsëritur metoda matematikore për të modeluar ngjarjet ekonomike.
Teoria e ekuilibrit luajti një rol qendror në konsideratat e tij. Në të ekzaminohen gjendjet e ekuilibrit makroekonomik, të cilat sipas kësaj teorie janë vendimtare për funksionimin e ekonomive kombëtare.
Analizat e tij frymëzuan ata komunistë reformatorë që donin të transformonin socializmin real nga një ekonomi e planifikuar në një ekonomi tregu.
Kornai është nominuar disa herë vitet e fundit si pretendent për çmimin Nobel në Ekonomi.