Fëmijët nxisin rritjen e COVID në Angli – Shkencëtarët fajësojnë vaksinimin e ngadaltë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përhapja e Covid-19 tek fëmijët në Angli po shkakton rritje të rasteve në kohët e fundit dhe ka shtuar shqetësimet tek shkencëtarët se vaksinat po administrohen në mënyrë të ngadaltë nëpër shkolla, duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve.  Rastet në Britani janë shumë më të mëdha se në vendet e BE dhe po rriten çdo ditë.  Një sondazh i javës së kaluar tregoi se norma e mbizotërimit ndodhej në nivelin më të lartë që prej Janarit, me 8% e fëmijëve në shkola të mesme që janë të infektuar.

Normat e vaksinimit në Angli kanë mbetur pas atyre në vendet europiane dhe Skoci, gjë që shkencëtarët e kanë shpjeguar me mesazhet kontradiktore të dhëna për fëmijët, nisjen e ngadaltë dhe qasjen jo fleksibël ndaj fushatës.   “Shqetësimi për momentin është se duket qartë se programi i vaksinimit tek 12-15 vjeçarët nuk po shkon mirë”- tha Laërence Young, virolog tek Universiteti i Warwick, duke shtuar se përhapja e viruseve të tjera të frymëmarrjes në Dimër mund të sjellin një goditje të madhe.

Muajin e kaluar, shefat ekzekutivë mjekësorë në Britani rekomanduan se fëmijët në moshë 12-vjeç e sipër duhet të marrin vaksinë të Covid-19 , për të ndaluar ndërprerjet në edukim. Por me fëmijët dhe mësuesit që po humbasin shkollën prej Covidit, disa analistë mendojnë se administrimi i vaksinave ka nisur shumë vonë.

Të dhënat e publikuara në javën e kaluar treguan se 28.8% e fëmijëve në moshë 12-17 vjeç kanë marrë një vaksinë të Covid-19. Por ndërkohë që administrimi i vaksinave tek 16 dhe 17 vjeçarët nisi në Gusht, përpara se të fillonte shkolla, tek 12-15 vjeçarët nisi 3 javë më vonë.  Administrimi u vonua pasi Komisioni i Vaksinës refuzoi ta rekomandojë vaksinimin e gjerë për 12-vjeçarët e sipër, duke thënë se përfitimi është i vogël.

Klevis Llaha / SCAN

Share This Article