24 mijë bileta të shitura për ndeshjen Italia-Zvicra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë shitur 24 mijë bileta për tre ditë për duelin kualifikues të Botërorit 2022 ndërmjet Italisë dhe Zvicrës.

Ky ballafaqim do të luhet në “Stadio Olimpico” të Romës, të premten më 12 nëntor.

Të dyja shtetet janë në krye të tabelës në grupin e vet, e që lideri mund të vendoset nga goldallimi.

Vetëm skuadra e parë e grupit kualifikohet direkt në Botërorin që zhvillohet në Katar vitin tjetër, derisa vendi i dytë hynë në plejof.

Italia dështoi të kualifikohej për Kupën e Botës 2018 pasi humbi në plejof nga Suedia, teksa ndryshoi me ardhjen e Roberto Mancinit.

Mancini me Italinë vendosi rekord të ndeshjeve pa humbje, e fitoi Evropianin 2020 dhe doli në vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Italianët kanë vendosur që stadiumet të mund të jenë të mbushura deri në 75 për qind.

Share This Article