Selia e së përditshmes amerikane “USA Today” në periferi të Uashingtonit, u evakuua ditën e sotme, njoftoi gazeta, pas sinjalizimit nga ana e policisë për praninë e një personi të armatosur.
“Sirenat e alarmit dëgjoheshin në ndërtesë, ndërsa automjetet e patrullave të policisë po drejtoheshin në vendngjarje”, shkruan “USA Today” në ueb-in e saj.
Policia e Fairfax, në shtetin e Virxhinia në afërsi të Uashingtonit, këshilloi qytetarët për të shmangur kalimin në këtë zonë dhe po monitoron gjithë zonën nga ajri me helikopter.