Kryetari aktual dhe njëherazi kandidat i pavarur për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është i njohur me bindjet e tij pro-serbe dhe pro-ruse. Ai në një video, në gjuhën serbe kërkon votën e shqiptarëve të Kumanovës.
Dimitrievski është i njohur edhe për qëndrimet e tij kundër Kosovës. Ai në një paraqitje televizive, dhe në shkrimet e tij, Kosovën ende e quan “Kosovo i Metohija”, ashtu siç e quajnë serbët, duke mos e njohur pavarësinë e Kosovën.
Dimitrievski, amo “Maksi” siç e njohin kumanovarët nuk ndalet me kaq. Ai ka punësuar në komunë edhe vëllaun e Boban Iliçit, personi që vrau Almirin e vogël me makinë.
Maksim Dimitrievski do të përballet në balotazh me Oliver Ilievskin e LSDM-së më 31 tetor.