Zgjidhet problemi në sistemin informatik të ”British Airways”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania ajrore “British Airways” pati sot vonesa dhe anulime të shumta të fluturimeve në aeroportet londineze për shkak të një problemi informatik, që preku sistemin e saj të regjistrimit.

“Ne mundëm të zgjidhnim problemin në sistemin e përkohshëm informatik, shkaktarin i vonesave dhe anulimeve të fluturimeve tona mëngjesin e sotëm”, thuhet në një komunikatë të kompanisë, por pa specifikuar numrin e fluturimeve.

Sipas një përllogaritje, 100 fluturime  u anuluan në aeroportet “Heathrow” dhe “Gatwick”, ndërkohë që shtypi britanik njofton për më shumë se 200 vonesa për 18000 persona të prekur.

“British Airways është përfshirë nga një problem teknik që ka prekur regjistrimin dhe nisjet nga aeroportet e Londrës”, theksoi një zëdhënës i aeroportit të Heathrow-t./ATSH/

Share This Article