Ndërron jetë regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bëhet me dije se Berisha ka ndërruar jetë në objektin e MKRS-së. Ajo ishte 51-vjeçare dhe prej vitesh ndodhej në dializë.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.

Ajo njashtu ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB.

Share This Article