Kriza e ushqimit, Koreja e Veriut paralajmëron qytetarët se duhet të hanë më pak ushqim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj se duhet të presin të hanë më pak ushqim derisa vendi të rihapë kufirin me Kinën në vitin 2025.

Sipas medieve të huaja, mungesa e ushqimit tashmë po prek veri-koreanët, por zyrtarët iu thanë qytetarëve që të ‘shtrëngoheshin’ për të paktën tre vjet të tjera.

Megjithatë, njerëzit tashmë janë ankuar se mungesat do ta bënin të vështirë për ta kaluar dimrin e lëre më shumë vite.

Koreja e Veriut mbylli kufirin e saj me Kinën në janar të vitit 2020 si një masë paraprake kundër përhapjes së coronavirusit.

Por masa pati një ndikim serioz në ekonominë e vendit – me çmimet e mallrave të përditshme që u rritën ndjeshëm pasi kërkesa tejkaloi ofertën.

Duke folur për udhëzimin e ri të qeverisë, një banor u qytetit Sinuiju, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se njerëzit janë paralajmëruar se shanset për të rihapur kufirin me Kinën para vitit 2025 ishin të pakta.

Share This Article