ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 7 minutes ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 10 minutes ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 16 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 20 minutes ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 26 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Delegacioni i Komisionit të Venecias vjen në Tiranë më 9 shtator

albnews by albnews
9 August, 2019
in Albania
0
Delegacioni i Komisionit të Venecias vjen në Tiranë më 9 shtator
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kohë më parë Kuvendi i Shqipërisë i kërkoi Komisionit të Venecias përgjigje për 8 pyetje në lidhje me detyrat dhe kompetencat e Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke nisur nga caktimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti, përplasjet në KZAZ-të në bashkitë e drejtuara nga përfaqësues të opozitës në vend, 30 qershori dhe deri tek komisioni hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Në fund të kërkesës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi duke iu drejtuar Presidentit të Komisionit të Venecias z. Buquicchio, i kërkoi një opinion sa më shpejt që të jetë e mundur, ‘nisur nga ndjeshmëria dhe situata ku ndodhet Shqipëria’.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Një përgjigje për kërkesën në fjalë duket se ka ardhur ditën e sotme pasi burime bëjnë me dije se një delegacion nga Komisioni i Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë në datën 9 shtator dhe do të qëndrojnë në vendin tonë për një vizitë dy ditore.

Gjatë vizitës delegacioni i përbërë nga Thomas Markert, Sekretar i Komisionit të Venecias dhe dy antarë të Komisonit, Hungarezi Varga dhe Finlandezi Tuori, pritet të takojë presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, përfaqësues nga qeveria, KQZ Komisioni i Posaçëm Hetimor, përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Pyetjet e Kuvendit të Shqipërisë drejtuar Komisionit të Venecias në fund të Korrikut:

1. Cili është roli i Presidentit të Republikës në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e shtetit sa i takon proceseve zgjedhore?
2. Cilat janë detyrimet kushtetuese dhe konventore që i imponohen Presidentit të Republikës në regjimet parlamentare, siç është edhe Shqipëria, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?
3. A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence që rrjedhin nga e drejta demokratike e zgjedhësve për ta ushtruar këtë të drejtë sipas marrëveshjes kushtetuese, me siguri dhe parashikueshmëri?
4. Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë e tij për të vendosur ushtrimin e sovranitetit të popullit, apo një detyrim i tij për të garantuar cilësisht ushtrimin e sovranitetit popullor nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve të tij, brenda kufizimeve që sovrani ka vendosur nëpërmjet Kushtetutës së miratuar prej tij?
5. Nëse Presidenti i Republikës, pasi e ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe organet e administrimit të zgjedhjeve janë duke kryer veprimet sipas ligjit, e anulon dhe cakton një datë tjetër, a kemi cenim të parimeve të së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, në funksion të respektimi të shtetit të së drejtës?
6. Në rastin e mësipërm, a kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?
7. Nisur nga parimi se qeverisja duhet të dalë nga një sistem zgjedhjesh periodike, që mbahen çdo katër vjet, nxjerrja e Dekretit të Presidentit që anulon datën 30 qershor 2019 si datë të mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe që zgjat qëndrimin në detyrë të përfaqësuesve në këshilla bashkiakë dhe kryetarëve të bashkive, tej mandatit katër vjeçar, a e respekton parimin e periodicitetit të zgjedhjeve?
8. Duke patur parasysh se ndryshimi i datës së zgjedhjes ndikon tek pritshmëritë ligjore për subjektet zgjedhore dhe zgjedhësit, a konsiderohet se cenohet siguria juridike në këto raste?

Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result