Mbi 30 milionë euro janë paraparë për investim në sistemin e armatimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas projektligjit të buxhetit të miratuar nga Qeveria e Kosovës, në vitin 2022 nuk janë ndarë para shtesë për sistemet e armatimit por për këtë vit është bartur buxheti i vitit 2021 apo 31 milionë e 186 mijë euro.
Për vitin 2023 parashihet të ndahen 20 milionë e 353 mijë euro ndërsa në vitin 2024, 34 milionë e 100 mijë apo mbi 3 milionë euro më shumë se sa janë ndarë aktualisht në buxhetin për armatim për vitin 2022.
Në kategorinë për sisteme dhe platforma, armatim dhe municion të FSK-së, nuk është paraparë të ndahet buxhet deri në vitin 2023.
Në vitin 2023 parashihet të ndahen 20 milionë e 355 mijë e 846 euro për këtë kategori të buxhetit.
Gjithashtu pritet të ketë investim edhe në depot për municion dhe armatim.
Sipas buxhetit për vitin 2022, janë paraparë të investohen 700 mijë euro në depon për municion ndërsa 300 mijë euro për depon për armatim.
FSK parashihet të investojë 300 mijë euro në ndërtimin e aneksit të depove për armatim dhe municion të kalibrit deri në 12.7 milimetër.