Grubi, Osmani dhe Besimi pas takimit me Zaevin: Vazhdojnë politikat aktuale qeveritare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani dhe Fatmir Besimi kanë qenë në takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Grubi pas takimit tha se si parti e koalicionit kanë dhënë mbështetje për vazhdimin e politikave aktuale qeveritare.

“Të gjithë bashkërisht dhamë njëzëri përkrahje për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë për vazhdueshmërinë e politikave aktuale në veçanti në aspektin e integrimit evropian, në aspektin e reformave, në aspektin e sigurisë dhe siguruam edhe vetë kryeministrin zaev dhe edhe ne me partnerët tjerë që jemi njëzëri në mbështetje të politikave qeveritare”, tha Grubi, transmeton TV21.

Share This Article