Presidenti Ilir Meta gjatë qëndrimit në Palermo të Italisë ka vizituar dje pasdite lagjen historike të këtij qyteti, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Leoluca Orlando.
Meta u shpreh se nuk kishte kënaqësi më të madhe se sa të përshëndetej me shqiptarë, të mirëintegruar në shoqërinë italiane, nga Gjirokastra dhe Tirana, krenarë për origjinën e tyre.
Meta u shpreh i lumtur të dëgjonte nga kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe komunitetin arbëresh që jeton në Palermo, shembull i marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve.
“I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando vizitova dje pasdite lagjen historike të këtij qyteti të mrekullueshëm. Nuk kishte kënaqësi më të madhe se sa të përshëndetesha me shqiptarë, të mirë integruar në shoqërinë italiane, nga Gjirokastra dhe Tirana, krenarë për origjinën e tyre. I lumtur të dëgjoja nga kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe komunitetin arbëresh që jeton këtu, shembull i marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve tanë”, u shpreh Meta në një reagim./ATSH/