ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 1 hour ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 1 hour ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 1 hour ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 1 hour ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Forcimi i lidhjeve të komunave arbëreshe me bashkitë në Shqipëri

albnews by albnews
5 November, 2021
in Albania
0
Forcimi i lidhjeve të komunave arbëreshe me bashkitë në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Siçili, u ndal në Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), një nga bashkësitë më të mëdha, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve në këtë Rajon.

Kreu i Shtetit u mirëprit nga qindra arbëreshë, që kishin dalë në sheshin qendror të komunës dhe pas përshëndetjes së përzemërt me ta, u prit në një takim të ngrohtë dhe miqësor në sallën e Këshillit Bashkiak, nga kryetari i Bashkisë, Rosario Petta si dhe me kryebashkiakët e tjerë të Rajonit.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Presidenti Meta pasi vuri në dukje se ndihej i lumtur që po vizitonte Piana degli Albanesi, kryeqytetin e arbëreshëve, si edhe i privilegjuar që ndodhej në qytetin e krijuar pesë shekuj më parë nga familjet shqiptare, fisnikët dhe të afërmit e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastroti Skënderbeut, mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

“Këtu është ruajtur figura e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, kultura shqiptare, gjuha, feja, riti bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzika. Arbëreshët ishin nismëtarë të Rilindjes sonë Kombëtare. Ne krenohemi që gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio. Këtu lindi letërsia arbëreshe, një proces vendimtar për historisë letrare të Shqipërisë. Për më tepër se pesë shekuj me radhë, arbëreshët mbajtën gjallë identitetin shqiptar”, tha Meta.

“Hora e Arbëreshve është një model integrimi dhe shërben si një urë lidhëse e fortë midis dy popujve përtej Adriatikut duke na paraqitur një model për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Italisë dhe Shqipërisë”, theksoi Meta.

Duke vënë në dukje se edhe emigrantet e pas viteve 1990-të, bashkëjetojnë dhe janë integruar më së miri në bashkësinë e Piana degli Albanesi, Meta nënvizoi faktin se, “binjakëzimi me Tiranën që nga viti 1954, i ndërprerë nga regjimi komunist, duhet të forcohet dhe të shërbejë për krijimin e lidhjeve më të ngushta. Kjo mund të arrihet përmes forcimit të bashkëpunimit me agjencitë për Diasporën dhe Këshillin Koordinues për Diasporën me komunat arbëreshe, për më tepër që kemi nderin që zoti Petta të jetë përfaqësuesi i të gjithë diasporës shqiptare të Italisë në këtë Këshill”.

Mesazhet e Presidenti të Republikës në Horën e Arbëreshëve ishin se, duhet shtuar vëmendja për mësimin e gjuhës shqipe në komunat arbëreshe, përfshirë edhe dërgimin e mësuesve të shqipes nga Shqipëria, dhe shkëmbime në të gjitha sektorët e kulturës dhe historisë nga të dyja anët e Adriatikut.

Kreu i Shtetit nënvizoi se duhet më tepër përkushtim nga të gjitha autoritetet e dy vendeve tona për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO, ndalimin e shpopullimit dhe edukimin e brezave të rinj.

“Promovim dhe vëmendje ndaj kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë evropiane dhe asaj botërore”, nënvizoi Meta. /ATA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result