Islanda rikthen detyrimin e mbajtjes së maskave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maskat mbrojtëse do të jenë sërish të detyrueshme, nga e shtuna, në Islandë, në situatat kur nuk mund të ruhet distancë sociale e sigurisë prej 1,5 metrash, ka vendosur qeveria, në sfondin e rishfaqjes së COVID-19.

Njoftimi i sotëm anulon përpjekjen për të reduktuar rregulloret e koronavirusit në javët e ardhshme.

Në tetor, qeveria, mjaft optimiste në lidhje me situatën e virusit në vend, priste të hiqte shumicën e kufizimeve deri më 18 nëntor.

Ndër masat e tjera shtrënguese, duke filluar nga e mërkura tubimet e mëdha do të kufizohen në 500 persona, në krahasim me rregullat aktuale që lejojnë 2 000.

Restorantet që shërbejnë alkool do të duhet të mbyllen në orën 23:00, dy orë më herët se normalja.

Kufizimet e reja janë vendosur të jenë në fuqi për katër javë, që do të thotë se ato do të hiqen më 8 dhjetor.

Të gjithë personat e moshës 16 vjeç e lart do të kenë gjithashtu të drejtë për një vaksinë përforcuese kundër COVID-19.

Pavarësisht se situata dukej se ishte qetësuar vetëm disa javë më parë, kohët e fundit, Islanda ka shënuar rekorde të reja ditore përsa i përket numrit të rasteve të raportuara.

Share This Article