Mijëra myslimanë falin Namazin në Sheshin Skënderbej

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Besimtarët myslimanë ditën e sotme festojnë Kurban Bajramin. Mijëra besimtarët myslimanë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” ku falën Namazin.

Në këtë shesh besimtarët iu drejtuan Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohje ndaj Zotit, percjell dosja.

Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami. Dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës.Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu” tha ai ndër të tjera.

Share This Article