Pjetri publikon certifikatën e pastërtisë së figurës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri ka publikuar certifikatat e pastërtisë së figurës së tij në Itali.

Sipas Pjetrit, PD po tenton të mbulojë dështimin e saj, duke baltosur figurën e tij.

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë certifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin italian”, thekson Pjetri.

“Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim. Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, nënvizon kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri./ATSH/

Share This Article