Mijëra besimtarë muslimanë mbushën xhamitë në Maqedoninë e Veriut për të falur namazin e Kurban Bajramit.
Manifestimi qendror i faljes së namazit të Kurban Bajramit u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup. Para faljes së namazit, Bashkësia Fetare Islame (BFI) tradicionalisht kishte përgatitur program me këndim të Kur’anit dhe të ilahijeve në gjuhën shqipe, maqedonase, turke, boshnjake dhe arabe.
Namazin e Bajramit e udhëhoqi dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Shaban Sulejmani, ndërsa Hytben e Bajramit, në emër të kreut të BFI-së, e lexoi hafizi Aydin Yahya, edhe atë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke.
Gjatë fjalimit të Hytbes së Bajramit, Yahya dërgoi porosi të paqes dhe tolerancës, ndërsa u ndal edhe te haxhinjtë që ndodhen në Vendet e Shenjta. Ai uroi që haxhinjtë nga Maqedonia e Veriut të kthehet shëndoshë dhe me haxh të pranuar.
Duanë e namazit e bëri myftiu i Gostivarit, Shqair Fetahu, pas çka besimtarët muslimanë filluan t’ia urojnë njëri-tjetrit festën e Kurban Bajramit.