Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se skuadra e tij meritoi më shumë se një pikë në barazimin 1:1 me Milanin të dielën.
Hakan Calhanoglu e kaloi Interin në epërsi kur shënoi nga penalltia në minutën e 11-të, të cilën e fitoi vetë në një duel me Franck Kessie.
Mesfushori turk festoi kundër ish-klubit të vet, ku i kishte kaluar katër vjet para se t’i bashkohej rivalëve në verë.
Por Milani i buzëqeshi fati shumë shpejt, pasi Stefan de Vrij shënoi me kokë në portën e vet në minutën e 17-të, pas një harkimi nga Sandro Tonali.
Zikaltrit kanë mundur ta kthenin epërsinë por portieri Ciprian Tatarusano e priti penalltinë e Lautaro Martinezit.
Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Interit tha: “Luajtëm kundër një ekipi të madh, i cili është në krye të tabelës me meritë. Ne kishim shumë mundësi dhe e humbëm një penallti, prandaj mendoj se merituam më shumë”
“Milani është ekip teknik, prandaj duhet ta lodhësh, ta bësh të lëvizë. Ne luajtëm mirë në 20 minutat e parë dhe në përgjithësi mendoj se merituam më shumë. Vuajtëm pak në 15 minutat e fundit”, shtoi ai.
Si pasojë e këtij barazimi, Interi mbetet në vendin e tretë me 25 pikë, shtatë më pak se liderët Napoli dhe Milan.
Në takimin e ardhshëm, pas ndeshjeve të kombëtareve, Interit përballet me Napolin.